Tortilla meksikane

Një pjatë me kalori dhe plot ushqyes me vlera ushqimore dhe shije.

Përbërësit:

– 150 g mielli misri,
– 200 g miell të butë gruri,
– kripë,
– 200 – 250 ml ujë të valuar.

Për shtesë:

– 3 lugë vaj,
– 200 g file pule,
– spec i vogël djegës,
– spec i kuq,
– spec i gjelbër,
– 100 g fasule të kuqe,
– 100 g amidon.

Përgatitja:

Përzieni miellin e misrit dhe miellin e grurit, kripën, shtoni ujin dhe ngjisheni derisa të bëhet brumë i lëmuar.

 Ndajeni në 16 toptha, mbuloni me folie alumini dhe lini të qëndrojnë rreth 15 minuta.

Në vaj të nxehtë fërgoni mishin e prerë në kube, shtoni specin djegës të grirë dhe specin e kuq dhe specin e gjelbër, pastaj fasulen e kulluar dhe të shpëlarë, amidonin dhe zieni pak.

Topthat e përgatitur për tortila përhapni në petë të hollë në dërrasë në të cilën keni qitur mielli dhe mbuloni me folie alumini. Piqni në tigan të nxehur pa yndyrë nga të gjitha anët…

Në tortillë të nxehtë qitni shtesën e ngrohtë të cilën e keni përgatitur, mbuloni me kapak dhe shërbeni, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button