Merr formë busti i Mid’hat Frashërit, që do të vendoset në Tiranë

Në 100-vjetorin e Kongresit të Manastirit eshtrat e atdhetarit Mid’hat Frashëri do të kthehen në atdhe, pasi prehen tash e 69 vjet në New York, aty ku rilindësi vdiq, më 3 tetor të vitit 1949.

Për këtë arsye, Qendra Kombëtare e Riprodhimit të Veprave të Artit po punon për të pasur gati bustin në nder të Mid’hat Frashërit, raportojnë mediat shqiptare, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Me gjithë kalvarin e gjatë të Mid’hatit, më në fund u kthye tek nëna që e mbrujti dhe që e edukoi me këto ideale kaq fisnike. Ministria e Jashtme bashkë me Kryeministrinë dhe me përpjekjet e pashoqe të Uran Butkës e Tomas Frashërit, u bë e mundur që duke negociuar me shtetin amerikan, kockat e tij të vijnë nga Amerika e të prehen këtu”, ka thënë Agim Rada, drejtor i Qendrës Kombëtare të Riprodhimit të Veprave të Artit.

Busti i Mid’hat Frashërit do të vendoset krah vëllezërve Frashëri tek Kodrat e Liqenit në Tiranë, në një ceremoni të veçantë, që është paralajmëruar të mbahet më 12 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP