Arabi Saudite, gratë thyejnë tabunë islame, luajnë në publik

Një grup basketbolli me lojtare femra në Jeddah të Arabisë Saudite ka sfiduar stereotipet si një ndër të paktat ekipe femra në mbretërinë Arabe, duke luajtur në publik.

Arabia Saudite praktikon një formë të ashpër të fesë Islame, në të cilën grave i ndalohet të luajnë sporte të ndryshme në publik, ashtu siç edhe t’i japin makinës apo të udhëtojnë pa një kujdestar mashkull.

Klerikët konservatorë në Arabinë Saudite kanë argumentuar se ka arsye fetare për përjashtimin e grave nga sporti. 

Sheiku Adnan Bahereth, i cili predikon në qytetin e shenjtë të Mekës, tha se veshja atletike ishte imorale dhe se gratë duhet të jenë të mbuluara dhe të qëndrojnë në shtëpi. 

Megjithatë, femrat atlete shprehen se pavarësisht faktit që sporti në mesin e grave arabe ndiqet pak, qëndrimet mbi këtë fenomen po ndryshojnë.

Lajme të ngjashme

Back to top button