Shkup, Han edhe sot merr pjesë në konferencën për profesionalizim të gazetarëve

Në Shkup, sot mbahet dita e dytë dhe e fundit e konferencës “Ditët e mediave të Ballkanit Perëndimor”, që ka për qëllim profesionalizimin e gjeneratës së re të gazetarëve, njofton Portalb.mk.

Edhe sot, merr pjesë eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han.

Agjendën e plotë të konferencës mund ta gjeni: KËTU

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Zoran Zaev ka përsëritur qëndrimin e tij për përkrahjen e vetë-rregullimit të mediave, duke u thirrur në parimet e shtetit demokratik dhe funksional.

“Jam mbështetës i vetë-rregullimin pasi që gazetarët dhe punonjësit në mediume e dinë më së miri se si duhet ta bëjnë atë, kurse ne si politikan dhe qeveri jemi këtu vetëm për të mbështetur për mënyrën që ata mendojnë se është më së miri”, deklaroi Zaev.

LEXO: Han: Pa zgjidhjen e emrit, dera për në BE për Maqedoninë do të mbyllet me dekada

Nga ana tjetër komisari për zgjerim dhe fqinjësi Johanes Han, ftoi që të mos tolerohet dhuna ndaj gazetarëve, duke theksuar se liria e plotë e mediave dhe pavarësia e punës së gazetarëve, është garancion i vetëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në NATO dhe BE.

“Dhuna ndaj gazetarëve është akt i pa arsyetueshëm. Nëse nuk përmbushen reformat për mediat të parashikuara në kapitujt 23 dhe 24, ekziston mundësia që të ndalohet procesi i anëtarësimit në BE”, ka thënë Han gjatë fjalimit të tij.

Pjesë e konferencës ishte dhe Harlem Desire i shpallur si rojtar i lirisë së medias, ai ftoi që të ndëshkohen sulmuesit e gazetarëve, duke kërkuar që theks të veçantë ti vendoset mbrojtjes së gazetareve femra.

Në konferencën Ditët e Mediave të Ballkanit Perëndimor, marrin pjesë gjithsej 300 profesionist medial, në mesin e të cilëve dhe shumë shoqata botërore për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve. Në këtë konferencë, përveç që trajtohet çështja e lirisë së mediave, temë e diskutimit janë dhe çështje aktuale në rajonin e Ballkanit si ato ekonomike, politike dhe sociale.

Han: Nuk mund të ketë aderim të suksesshëm në BE pa media të lira (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button