Shefi i diplomacisë gjermane, Mas për vizitë në Maqedoni

Shefi i diplomacisë, Hajko Mas prej sot do të qëndrojë në Shkup për vizitë dyditore. Ai do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, transmeton Portalb.mk.

Parashikohet edhe mbajtje e panel diskutimit ku do të marrin pjesë Mas ku do të flitet për rrugën evropiane të Maqedonisë. Mas është funksionari i tretë me radhë nga Gjermania që vjen për vizitë në Maqedoni në prag të referendumit të 30 shtatorit.

Në takim, ministrat Dimitrov dhe Mas do të këmbejnë mendime për zhvillimin më të fundit të gjendjeve të brendshme politike në Republikën e Maqedonisë, axhendën reformuese të BE-së dhe NATO-s, bashkëpunimin rajonal, si dhe për aktivitetet përgatitore lidhur me realizimin e suksesshëm të referendumit të 30 shtatorit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button