Clinton vizita zyrtare në Egjipt dhe Izrael

Sekretarja e Departamentit amerikan të Shtetit, Hillary Clinton do të zhvillojë më 14 korrik një vizitë zyrtare në Egjipt dhe më 16 dhe 17 korrik në Izrael, njoftoi sot Departamenti amerikan i Shtetit. 

”Më 14 korrik, Clinton do të shkojë në Egjipt për të shprehur mbështetjen amerikane për tranzicionin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të vendit, ndërkohë që më 16 dhe 17 korrik do të qëndrojë në Izrael”, deklaroi zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Victoria Nuland. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button