Twitter sjell disa veçori të reja

Twitter tani do të vendosë transmetimet e drejtpërdrejta, të nisura nga llogaritë që ndiqni, në krye të kohështrirjes, duke e bërë më të lehtë të shihni se çfarë po ndodh në kohë reale, përcjell Koha.net. 

Përmes një postimi, Twitter tha se ky tipar i ri do të përfshijë lajme, personalitete dhe sporte të reja.

Gjiganti i rrjeteve sociale prezantoi veçoritë e reja në aplikacionet e saj iOS dhe Android, të përditësuara këtë javë. Gjithashtu, Twitter tha se tani po mbështet transmetimet live vetëm për audio, si dhe përmes shërbimit të transmetimit të tij në Periscope.

Image

Muajin e kaluar, Twitter ndërpreu aplikacionin e saj për iOS 9 dhe versionet më të vjetra, të cilat sipas të dhënave të Applet mbajnë ende rreth 5% e të gjithë përdoruesve të iPhone dhe iPad.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button