Në Prishtinë hapet Qendra e rinovuar emergjente

 Në prani të zyrtarëve të lartë të Kosovës është hapur një klinikë e rinovuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës për renovimin e hapësirës dhe furnizimin e aparaturës së re të Klinikës emergjente ndau rreth 450 mijë euro, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Uran Ismaili, me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, fillimisht vizituan Klinikën emergjente, ndërsa më pas në adresimin para mediave tha se klinika u rinovua tërësisht dhe është pajisur me pajisje moderne.

Ai tha se rreth 60.000 pacientë kalojnë nëpër këtë klinikë çdo vit dhe se stafi i Qendrës emergjente do të kujdeset për to.

“Do të ketë furnizime të mjaftueshme dhe pajisje moderne, do të ketë një shërbim shumë më ndryshe se më parë. Kjo është një ditë e mrekullueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës, si dhe për personelin e kujdesit shëndetësor që ka punuar në kushte të vështira, ndërsa sot marrin lajme të mira se kushtet janë të rregulluara”, tha ministri Ismaili.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi se rinovimi i Klinikës emergjente, është rinovimi i të gjithë sistemit shëndetësor të Kosovës.

“Ne e dimë se kemi shumë punë, por ne do të vazhdojmë së bashku. Ne kemi mjekët dhe stafin më të mirë në botë, por u mungonin kushtet dhe pagat”, tha Haradinaj.

Kryeparlamentari Veseli tha se shëndetësia është e shtrenjtë, por koalicioni qeverisës është i vendosur të sigurojë kushte për qytetarët që të mos trajtohen jashtë vendit.

“Do të mbështesim edhe stafin mjekësor. Me kryeministrin Haradinaj, vendosëm të rrisim pagat për të gjithë personelin shëndetësor. Në të njëjtën kohë, po planifikojmë që deri nga mesi i vitit të ardhshëm asnjë pacient të mos blejë ilaçe private. Pastaj do të përqendrohemi kështu si Klinika emergjente të duken të gjitha qendrat spitalore në mbarë Kosovën, si dhe ambulancat”, tha Veseli.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se kur qytetarët e Kosovës do të fitojnë sigurim shëndetësor shtetëror, kryeministri Haradinaj tha se ky nuk është një proces i lehtë sepse ka pasur ndërprerje të gjatë dhe se në plan është me sigurimin të fillohet në vitin 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button