Në fund të vitit 2019-të Maqedonia do t’i ketë shërbimet e para 5G

Telekomi i Maqedonisë në fillim të vitit 2020 do t’i ofrojë shërbimet e para komerciale 5G në tregun e Maqedonisë. Drejtori i Përgjithshëm i Telekomit të Maqedonisë, Nikolla Ljushev, gjatë prezantimit të mundësive që ofron kjo teknologji, theksoi se Telekomi është i gatshëm dhe i pozicionuar në mënyrë strategjike sa i përket teknologjisë 5G në Maqedoni, njofton Alsat M.

“5-G si pjesë integrale e revolucionit të katërt industrial do të përmirësojë proceset afariste, do të jetë bazë për aplikimin e shërbimeve të reja inovative që nuk i kemi parë deri më tani, komunikimet ultra të besueshme në fushën e e-mjekësisë, diagnostifikimit dhe operacionit në distancë”, u shpreh Nikolla Ljushev, drejtor ekzekutiv i Telekomit të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button