Ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Dankan sot viziton Maqedoninë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, do ta pret në takim ministrin e Britanisë së Madhe për Evropë dhe Amerikë, Ser Alan Dankan, për të biseduar për gjendjen politike të brendshme, agjendën reformuese për BE dhe NATO dhe referendumin për çështjen e emrin, njofton Portalb.mk.

Dankan dhe Dimitrov, ashtu siç kumtojnë nga MPJ, do të bisedojnë për bashkëpunimin rajonal, angazhimin britanik në korniza të Procesit të Berlinit, bisedimet mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar rreth Brexit-it.

Vizita e ministrit Dankan, paraqet edhe një konfirmim për rritjen e intensitetit të dialogut politik mes dy vendeve në vitin e kaluar, veçmas pas vizitës historike të kryeministres britanike, Theresa May në Republikën e Maqedonisë më 17 maj të këtij viti, thonë nga MPJ.

Ndryshe, vizita e Dankanit është në kohën e fushatës së referendumit kur Maqedoninë po e vizitojnë personalitete të larta shtetërore si nga Bashkimi Evropian, po ashtu edhe nga SHBA-ja.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button