Zidane në stolin e “Gjelave”?

Zinedine Zidane, ish-futbollisti i Juventus dhe Real Madrid, është një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Francës. 

Sipas L’Equipe, ish-organizatori i “Gjelave” është zëvendësuesi i mundshëm i Laurent Blanc, i cili u largua nga drejtimi i kombëtares më 30 qershor, pas eliminimit në çerekfinalen e EURO 2012 nga Spanja.

Vetë Zidane është shprehur në një televizion francez mbi mundësinë e marrjes së drejtimit të Francës.

“Para 10 vitesh nuk doja të bëhesha trajner, ndërsa tani kam shumë dëshirë. Të shohim. Mundet që në të ardhmen të jem trajneri i Francës”, pati deklaruar Zidane. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button