Dedikimi romantik që Ledioni i bëri Sarës ditën e dasmës (VIDEO)

Jehona e ceremonisë së tyre martesore nuk ka marrë fund ende! Përkundrazi! Me bindje mund të themi se gjithçka nga magjia sapo ka nisur të zbulohet përmes fotosh e videosh interesante që po i publikojnë vetë protagonsitët.

Nga dasma e Ledion Liços dhe Sara Hoxhës në Como të Italisë muajin e kaluar, ka mbetur shumë pak për t’u parë, sepse gjithçka e zbuloi dje Lori Hoxha. Përmes një mini filmi, në të cilin u shfaqën momentet më pikante nga ceremonia, nga përgatitjet tek altari, e shumë detaje të tjera të bukura, mes tyre na kishte shpëtuar një pusullë me një super dedikim romantik që Ledioni i kishte bërë Sarës në ditën e tyre të madhe, transmeton Class.

Në fakt, këtë detaj e zbuloi vetë Lori, përmes videos në instagram, dhe pasi të lexoni mesazhin e ndjerë të shkruar në rreshta, me siguri nuk do t’i mbani lotët: “E dashur, dashuria e jetës time! Faleminderit që çdo vit, muaj, ditë, minutë apo sekondë që kemi kaluar bashkë, e ke bërë më të lumtur. Ke një trëndafil për çdo muaj, që kemi qenë së bashku. Mezi po pres mbush tërë dhomën me trëndafila një ditë. Dhe faleminderit që po martohesh me mua! Ti do të kujdesesh për mua, apo jo? Po të pres”, i shkruan ai në këtë pusullë.

Dhe dedikim më romantik se kaq nuk mund të prisnim!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button