Këshilli i Apelit është mbledhur, por ende nuk ka vendosur nëse Gruevski do të shkojë në burg

Gjykata e Apelit ende nuk ka miratuar vendim për rastin “Tanku”, gjegjësisht nëse ish kryeministri Nikolla Gruevski, do të shkojë në burg. Ashtu siç sqarojnë nga Gjykata, Këshilli ka mbajtur mbledhje, por ende nuk ka miratuar vendim, njofton Portalb.mk.

Sipas vendimit të shkallës ë parë, Gruevski u dënua me dy vjet burg, ndërkaq Gjoko Popovski me 6 vjet e 6 muaj, ndërkaq për furnizimin e mercedesit prej 580.000 euro.

Nëse Gjykata e Apelit e ka konfirmon vendimin e shkallës së parë, ose e ul dënimin me burg për Gruevskin, ajo do të thotë se ai nuk do shkojë prapa grilave në të njëjtën ditë. Pas pranimit të vendimit me shkrim, gjykatësi për kryerjen e sanksioneve do të duhet t’ia dërgojë aktin Gruevskit, në të cilin do të caktohet dita se kur duhet që Gruevski të paraqitet në burg.

“Dita e paraqitjes në burg caktohet ashtu që personit të dënuar i lihen së paku 8 deri më 13 ditë, nga pranimi i aktit”, parashihet në ligjin për kryerjen e sanksioneve.

Nëse Gjykata e Apelit e shfuqizon vendimin, atëherë lënda kthehet nga fillimi, që do të thotë se Gruevski do të mbet në liri, pasi që vepra do të vjetërsohet në tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button