Sallatë greke me sardele

Një pjatë e veçantë dhe një mënyrë ndryshe e shijimit të sardeleve.

Përbërësit:

– 3 lugë lëng limoni,
– 2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër,
– 1 thelb hudhre i grirë imët,
– 2 lugë rigon të thatë,
– gjysmë luge të vogël piper të bluar të freskët,
– 3 domate të madhësisë mesatare të prera në copa të mëdha,
– 1 kastravec i madh i prerë në copa të mëdha,
– 1 konservë qiqra,
– 1/3 e filxhanit djathë feta të thërrmuar,
– ¼ e filxhanit qepë të kuqe të grirë,
– 2 lugë ullinj të grirë,
– 2 konserva me sardele në vaj ulliri.

Përgatitja:Në një enë të madhe përzini lëngun e limonit, vajin, hudhrën, rigonin dhe piperin.

Shtoni pastaj domatet, kastravecin, qiqrat, djathin qepën dhe ullinjtë dhe përzieni ngadalë.

Shërbeni në pjatë dhe pastaj në sallatë rendisni sardelet e kulluara nga vaji, transmeton Telegrafi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP