Milanit nuk i mjafton vetëm Higuain

Barazimi 1-1 mbrëmjen e kaluar në transfertë ndaj Kaljarit erdhi për kuqezinjtë pasi ylli argjentinas, Gonzalo Higuain, tregoi më të mirën e tij në Gonzalo Higuain në të 56-tën duke vendosur balancat, pas golit të shënuar nga vendasit që në minutën e 4-të me anë të Joao Pedro.

Por teksa argjentinasi ka festuar mbrëmje e kaluar golin e tij të parë kuqezi, te Milani po diskutohet ecuria e ekipit, pasi 4 pikë në 3 ndeshje janë shumë pak për objektivat e tyre, transmeton TCH.

Gatttuso përpiqet të mbrohet, teksa me shaka thotë se edhe barazimi ndaj Kaljarit ishte një pikë me mjaft vlerë. Por edhe ai e ka të qartë, se kështu nuk mund të vijohet.

“Është momenti që unë, apo ata që drejtojnë klubin duhet t’u bëjnë ekipin të kuptojnë se kanë janë të rinj dhe të fortë, e mund të bëhen akoma edhe më të mirë”, ka deklaruar ai.

Kritika miqësore vijnë edhe nga ish-mbrojtësi Maldini, i cili thotë se: “Duhet të rritemi në mentalitet, skuadra nuk është e vetëdijshme se sa e fortë është”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button