Erdogan nesër takon Putinin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, nesër do të zhvillojë vizitë njëditore pune në qytetin Soçi të Federatës Ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për shtyp e Presidencës së Turqisë ka bërë një deklaratë në lidhje me vizitën që do të zhvillohet ditën e nesërme nga presidenti Erdoğan në Rusi.

Në lidhje me vizitën e presidentit turk në deklaratën thuhet se “Presidenti Erdoğan në kuadër të vizitës do të zhvillojë një takim dypalësh me presidentit e Rusisë, Vladimir Putin. Në kuadër të programit parashikohet që të zhvillohet një takim mes delegacionesh me pjesëmarrje nga ministrat dhe zyrtarë të të dy vendeve.”

Gjithashtu theksohet se gjatë takimeve do të diskutohet për politikën, ekonominë, energjinë dhe marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Rusi dhe do të shkëmbehen idetë rreth disa çështjeve ndërkombëtare dhe rajonale, kryesisht për Sirinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button