May në siklet nga spekulimet për të ardhmen e saj politike

Kryeministrja konservatore britanike, Theresa May e kërcënuar nga një revoltë brenda partisë për Brexit, u shpreh sot e ”irrituar” nga spekulimet për të ardhmen e saj politike.

Në një intervistë televizive në BBC, gjashtë muaj nga Brexit, shefja e qeverisë deklaroi se ishte e fokusuar mbi marrëveshjen e largimit nga BE-ja, tashmë në proces negociatash.

”Ndihem disi e irrituar, por ky debat nuk ka lidhje me të ardhmen time, ky debat lidhet me të ardhmen e shtetasve britanikë dhe të ardhmen e Britanisë së Madhe”, pohon May, e cila është pro tezës së ruajtjes së marrëdhënieve të ngushta tregtare me të 27.

May konfirmon se kjo është teza ku ajo është kanalizuar dhe është pikërisht ajo që duhet të bien dakort të gjithë, e cila po përballet brenda partisë konservatore me një rebelim nga mbështetësit e një shkëputjeje të qartë dhe me ndërgjegje të plotë nga BE-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button