U hap konferenca “Ditët e mediave të Ballkanit Perëndimor”, për profesionalizim të gazetarëve

Sonte zyrtarisht në Shkup, euroambasadori Samuel Zhbogar ka hapur konferencën “Ditët e mediave të Ballkanit Perëndimor”, që ka për qëllim profesionalizimin e gjeneratës së re të gazetarëve, njofton Portalb.mk.

Zhbogar me këtë rast ka thënë që liria e mediave në  Ballkan duhet që të përmirësohet, dhe për këtë ka porositur që së bashku të bashkëpunojmë.

Në këtë konferencë marrin pjesë 300 profesionistë medial në mesin e të cilëve është edhe kryeredaktorja e Portalb.mk, Elida Zylbeari, ekspertë, analistë politikë si nga Ballkani Perëndimor, po ashtu edhe nga Bashkimi Evropian, në mesin e të cilëve është edhe eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han. Në hapjen e ditës së parë të punimeve të konferencës,pritet që të mbajë fjalim kryeministri Zoran Zaev.

Gjatë konferencës, gjegjësisht më 17 dhe 18 shtator,  përveç që do të trajtohet çështja e lirisë së mediave, temë diskutimi do të jenë edhe çështjet e ndjeshme si ato politike, ekonomike dhe sociale që janë aktuale në rajonin e Ballkanit.

Agjendën e plotë të konferencës mund ta gjeni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button