Ali Ahmeti nga Kërçova: Patriotizëm është të votosh për ardhmërinë e vendit me 30 shtator

Bashkimi Demokratik  për Integrim në kuadër të aktiviteteve të fushatës për referendum ka qëndruar në qytetin e Kërçovës ku para të pranishmëve ka shpalosur qëndrimin PËR hyrjen në aleancën ushtarake më të madhe NATO.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti bëri të ditur se me 30 shtator votohet ardhmëria, me 30 shtator shënohet historia më e re moderne e këtij shteti.

“Me 30 shtator  vendoset se a do të jemi të rreshtuar pranë vendeve të demokracisë perëndimore apo njëherë e përgjithmonë do ti zhgënjejmë të gjithë miqtë tanë dhe do të shkelim mbi të gjitha ato platforma, programe e përcaktime që i kemi pas dhe të rreshtohemi atje ku se kemi vendin pran bllokut lindor. Nëse duam shtet ejani me 30 shtator të votojmë për shtetin. Populli thotë vera vjen njëherë ka dera nuk vjen dy herë dhe 30 shtator është i papërsëritshëm. Kështu të gjithë duhet të vetëdisohemi dhe ndërgjegjësohemi, kush është patriot dhe atdhetar me 30 shtator voton për stabilitetin e vendit, sigurinë pra patriotizëm është të votosh për ardhmërinë e brezave të ardhshëm dhe kjo ardhmëri vendoset me 30 shtator,” tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Fjalë rasti para qytetarëve patën zëvendëskryeministri, Hazbi Lika, kryetari I Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari dhe Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Gjatë ditës së nesërme shtabi i BDI-së, për referendum do të qëndroj në Komunën e Bërvenicës dhe komunën e Bogovinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP