BPM: Nëse vazhdon kriza, do të ketë problem në ekonomi

Banka Popullore e Maqedonisë druan se për shkak të vazhdimit dhe thellimit të krizës së borxheve mund të rriten problemet edhe për ekonominë vendore, veçmas në dinamikën e aktivitetit ekonomik.

Sektori bankar, konfirmoi BPM, me pjesëmarrje prej 88.6 për qind në aktivën e sistemit financiar, është bartës i stabilitetit financiar në vend. BPM konsideron se në sektorin real e sheh ndikimin më të madh të krizës së Evropës.

“Likuiditeti është në nivel shumë të ulët. Vëllimi i aktiviteteve dhe realizimeve të sektorit korporativ dhe efikasiteti i tij në përballjen me rreziqet në të cilat ekspozohet, në masë të madhe, i përcaktojnë të ardhurat e disponueshme dhe në përgjithsi fuqinë financiare të popullatës, thuhet në raportin e BPM-së.

Në vitin 2011, konstaton BPM, aktivitetet bankare janë rritur me ritëm të ngadalësuar në krahasim me vitin e kaluar, por pjesëmarrja e tyre në Bruto Prodhimin Vendor të vendit është rritur.

“Stabiliteti i sektorit bankar konfirmohet edhe me mbulimin e tërësishëm të kredive jofunksionale me korrigjim të veçuar të vlerës, me likuiditetin e tij të lartë dhe aftësi të lartë paguese. Njëherit, rezultatet e stres-testeve të bëra tregojnë rezistencë të kënaqur ndaj sistemit bankar të shokut simulues, thuhet në raportimin e BPM.

Banka Popullore konstaton se fondet pensionale, me pjesëmarrje prej 4.3 për qind dhe sektori i sigurimit i cili merr pjesë me 3.4 për qind janë dy segmentet vijuese më të rëndësishme në sektorin financiar. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button