Vrasje në Dubravë të Istogut, 30 vjeçari gjendet pa shenja jete

Para dy ditësh një burrë i moshës 30 vjeçare është gjetur pa shenja jete në një përrockë në fshatin Dubravë të Istogut. Gazeta Express mëson se bëhet fjalë për A.D i lindur në vitin 1989. Vdekja e tij po cilësohet si “vrasje e rëndë”, nga Policia e Kosovës, përderisa ende nuk ka ndonjë të arrestuar.

Policia po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së 30 vjeçarit ata kanë nisur disa pista të hetimeve, por nuk kanë dhënë më shumë detaje.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zyrtari për informim nga policia rajonale e Pejës, Driton Rugova.

“Me datën 14 shtator, në orën 15:15 minuta, policia është informuar se në fshatin Dubravë ndodhet një person në një përrckë. Ekipi mjekësor ka konstatur vdekjen e personit. Policia ka marrë masat e nevojshme dhe me datën 15 shtator , rasti është cilësur si “vrasje e rëndë”, Tha Rugova.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button