Volkswagen nuk do të prodhojë më ‘Breshka’

Prodhuesi gjerman i makinave “Volkswagen” do të ndërpresë prodhimin global të veturave ikonike, “Beetle” (‘Breshka’), pas gati shtatë dekadave shitje në SHBA, njoftoi njësia e kompanisë.

Në një deklaratë të lëshuar të enjtën, “Volkswagen Group of America” tha se prodhimi global i makinës “Bug” do të përfundojë në korrik të vitit 2019 duke prezantuar dy modele të prodhimit të fundit.

“Humbja e ‘Breshkave’ pas tre brezave gjatë shtatë dekadave, do të ndjellë një mori emocionesh nga fansat e devotshëm të ‘Breshkave’”, tha shefi ekzekutiv i njësisë, Hinrich Woebcken.

Ndërkaq, pasi nuk ka “plane të menjëhershme për ta zëvëndësuar atë”, Woebcken shtoi: “Do të thoja, kurrë mos thuaj kurrë”.

‘Breshka’ u fut në Gjermanië naziste në vitin 1938, pasi Adolf Hitler kishte pyetur inxhinierin e automobilave, Ferdinand Porsche për të hartuar një “Makinë të popullit “(Volkswagen në gjermanisht), njofton Klan Kosova.

Ndërsa, në SHBA vetura erdhi në vitin 1949 dhe u bë një mënyrë e zgjedhur transporti për njerëzit “hippi” të viteve të 60-ta.

Shitjet u ndaluan në SHBA në vitin 1979, pasi u prezantuan gjenerata e dytë dhe e tretë e veturave.

Volkswagen e ringjalli atë në SHBA në vitin 1998, por veturat tërhoqën kryesisht blerësit femra.

Kompania e ka ringritur modelin në vitin 2012 duke u përpkjekur ta bëjë atë edhe tërheqëse për burrat.

Shitjet në SHBA u rritën pesëfish në më shumë se 29,000 në vitin e parë, duke u rritur më pas në 46,000 në 2013.

Vitin e kaluar VW shiti vetëm 15,166, sipas Autodata Corp.

Më shumë se 21.5 milionë “Beetles” origjinalë u prodhuan në mbarë botën deri në atë të fundit që u prodhua në Meksikë më 2003.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button