Buka shkakton depresion dhe lodhje

Gluteni mund të shkaktojë depresion dhe lodhje te njerëzit më shumë se sa probleme të stomakut, sipas një studimi. Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se gluteni prodhon “reagime të shëndetit mendor” te njerëzit, pasi ata konsumojnë bukë ose makarona.

Megjithëse disa njerëz janë vërtet intolerantë ndaj proteinës së grurit për shkak të një gjendjeje të quajtur sëmundja celiake, nga e cila vuajnë vetëm 1 për qind të njerëzve.

Por shumë më tepër, përafërsisht 12 për qind e njerëzve, pohojnë se janë të ndjeshëm ndaj glutenit që shkakton fryrje dhe dhimbje.

Për të përcaktuar nëse kjo ndjeshmëri është e vërtetë ose është vetëm fantazi, studiuesit kryen teste “me sy mbyllur” mbi njerëzit dhe panë simptomat e tyre.

Nëpërmjet këtij procesi, studiesit zbuluan se disa njerëz përjetojnë probleme reale të shëndetit mendor, si rezultat i konsumimit të ushqimit me shumë gluten.

Studimi, i kryer nga shkencëtarët në Universitetin La Trobe në Melburn, Australi, testoi se çfarë ndodhi kur 14 persona konsumuan gluten.

Ata zbuluan se kur njerëzit merrnin gluten kishin më shumë gjasa të ndiheshin të lodhur ose të përjetonin emocione negative, duke sugjeruar se gluteni ka efekte reale në tru.

Udhëheqësja e studimit Jessica Biesiekierski tha: “Ne nuk po them se të gjithë do të kenë depresion pasi të hanë bukë ose makarona”. Ajo shtoi se ky fenomen ka gjasa të ndodhë vetëm te një grup i vogël personash.

Çfarë është sëmundja celiake?

Sëmundja celiac është një sëmundje gjenetike autoimune në të cilën gluteni çon në dëmtimin e zorrëve.

Gluteni provokon inflamacion në zorrë që ndikon në aftësinë e trupit për të absorbuar ushqyesit. Gjendja prek një në 100 njerëz në mbarë botën

Një për qind, ose tre milionë amerikanë, jetojnë me sëmundjen celiake. Trajtimi i vetëm për sëmundjen është një regjim ushqimor pa gluten.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP