Ndryshimet klimatike i bëjnë stuhitë më të fuqishme dhe më shkatërruese (FOTO)

Uragani Florens në SHBA dhe tajfuni Manghut në Filipine këto ditë morën dhjetëra jetë, me ç’ka konfirmohen vlerësimet se për shkak ndryshimeve klimatike stuhitë po bëhen gjithnjë e më të fuqishme dhe më shkatërruese dhe se paraqiten edhe atje ku deri tani nuk ka pasur.

Shkencëtari i Institutit për hulumtimin e klimës nga qyteti gjerman Potsdam, Tobijas Gajger për “Dojçe Vele” thotë se sezoni i këtij viti  i stuhive që tani është më shkatërrues nga viti i kaluar.

Филипини Тајфун ЕПА

“Aktiviteti i një sezoni nuk matet vetëm numrin e stuhive që arrijnë në tokë, por edhe me atë që sa energji uraganet tropikale gjenerojnë mbi oqeane. Që tani në hemisferën veriore gjeneron energji më e madhe se sa në tërë vitin 2017”, thekson Gajger.

Sipas tij, edhe pse kjo ndoshta nuk paraqet trend, megjithatë në të ardhmen duhet të pret rritje e numrit të stuhive tropikale jashtëzakonisht të fuqishme.

Јапонија тајфун Џеби

“Ato janë stuhi të tilla, të cilat vërtetë mund të jenë shumë të rrezikshme”, thotë Gajger i cili është i specializuar në hulumtimin e ndikimit të ndryshimeve klimatike ndaj kushteve ekstreme të motit dhe bujqësisë.

Ai thekson se ndryshimet klimatike kontribuojnë për rritjen e temperaturave në dete, që rezulton me stuhi më të fuqishme tropikale.

Флоренс ЕПА

Sipas tij, ngrohja e deteve krijon kushte për formim të stuhive tropikale edhe në rajone në të cilat ato deri tani nuk janë paraqitur, si për shembull në pjesën veriore të Oqeanit Atlantik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button