Një qytetar nga Velesi e fshin një grafit me përmbajtje ofenduese për shqiptarët (VIDEO)

Qytetari nga Velesi, Aleksandar Kukulev, me vetiniciativë e ka fshirë një grafit me përmbajtje fyese për shqiptarët, përballë shkollës fillore “Vasil Gllavinov”, duke thënë se refuzon të jetoj në qytet ku ka kësi shkrime, njofton Portalb.mk.

Aleksandri bashkë me bashkëshorten e tij, e kanë incizuar gjestin e tij dhe të njëjtin e kanë publikuar në “Facebook”, e cila ka bërë bujë të madhe dhe është përshendur si gjest për t’u marrë shembull.

“Jetojmë në Veles, në qytetin e Racinit, i cili me veprën e tij ka dërguar porosi kosmopolite. Unë jam nga Velesi dhe nuk dua të jetoj në një qytet me grafite të këtilla, veçmas jo ku mësojnë fëmijët që të dërgohen porosi të gabuara. Të isha unë profesor në këtë shkollë do të turpërohesha. Të isha pjesë e udhëheqësisë së qytetit gjithashtu do të turpërohesha”, thotë Kukulev në video-incizimin.

Kuklev para se të fillojë me fshirjen e grafitit, thotë se si individ nuk mundet të bëjë më shumë, duke e ftuar kryetarin e Velesit që të reagojë në kësi raste.

Përndryshe, në grafit shkruante “vdekje për shqiptarët”.

Për më shumë ndiqeni videon:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button