Rot: Nuk kemi Plan B- shumë gjera janë vënë në lojë

Ministrit shtetëror për Evropë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Rot ishte mysafir në 1Tv ku foli për referendumin.

“Të ju them sinqerisht, nuk kemi Plan B. Po të ndodhte kjo do të kishim ndalesa dhe kthim mbrapa. Dua të them qartë se shumë gjëra kanë ndodhur javëve të fundit, kemi ftesë për fillimin e negociatave me NATO, kurse miqtë tanë grek në Këshillin e ministrave në BE shumë qartë dhe bindshëm folën për interesat maqedonase, gjë që unë deri më tani nuk e kam dëgjuar. Të gjithë duhet të dinë se shumë gjera janë vendosur në lojë dhe nëse nuk arrihet sukses në referendum, gjërat nuk do të jenë si deri më tani”, tha Rot.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button