PSP ende analizon bisedat e Zahir Bekirit-Çaushi dhe Imer Bekirit

Nga numri i përgjithshëm i procedurave të përcaktuara dhe analizat dinamike të përgjimeve dhe përpunimit të 606,555 dosjeve audio në dispozicion për Zyrën e Prokurorisë Publike për vepra penale të cilat dalin nga përmbajtja e përgjimit të paligjshëm të komunikimeve, vazhdon procesi gjatë periudhës raportuese 15 mars- 15 shtator 2018 dhe përfundoi me dorëzimin e raportit të lëndës së analizës e cila ishte përmbajtja e 545.900 dosjeve, gjegjësisht në përpunim janë 90% e numrit të plotë të dosjeve audio me të cilat disponon Prokuroria publike, thuhet në raportin më të ri të PSP.

“Dinamika e analizës së përpunimit të materialeve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, gjatë analizës dhe përpunimit të materialeve zbatohen rregulloret dhe procedurat e brendshme për evidentimin e procesit së përgjimit dhe përpunimit të materialeve si dhe obligimin për respektimin e plotë të principit të mbrojtjes së privatësisë së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe personave të tjerë, të garantuar me Kushtetutën e Maqedonisë dhe konventën evropiane për të drejta të njeriut dhe me këtë secilit person i garantohet mbrojtje e privatësisë të jetës së tij personale dhe familjare. Dhe në kuadër të raportit gjashtë mujore të përpunimit të materialeve është zhvilluar edhe procesi i ndarjes së bisedave private dhe bisedave qe janë lënë për përpunimin e mëtutjeshëm. Bisedimet e analizuara gjatë kësaj periudhe janë 545.900 mes së cilës janë ndarë 50 mijë biseda private, gjegjësisht se bashku me raportin e fundit janë ndarë gjithsej 243.753 biseda të cilat janë vërtetuar se bëhet fjalë për çështje private. Ende zgjat procesi i analizimit se lëndëve kundër Zahir Bekiri i thirrur Çaush dhe Imer Bekiri, që janë dorëzuar nga ana e Prokurorisë publike Shkup, me qëllim të vërtetohet numri i bisedave që janë lëndë e hetimeve të komunikimeve”, thuhet në raportin e PSP.

Ndërkaq Prokuroria Speciale Publike pret që në periudhën në vazhdim të ndërmeren masat e nevojshme dhe të krijohen kushte ligjore për kycje të saj në Prokurorinë Publike të Maqedonisë, por si institucion në vete e cila do të ketë autonomi dhe do të ndjek edhe vepra penale të profilit të lartë të korrupsionit. Kjo është e theksuar në raportin më të ri gjashtë mujor të ekipit të Katica kanevës, prej ku konfirmojnë se në periudhën e ardhëshme gjygji më intenzivisht do të caktojë senca gjygjsore, përcjell Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button