Qeveria pagoi 1.2 miliardë denarë për kultivuesit e duhanit

Zëvendëskryeministri Zoran Stavrevski, njëherit edhe ministër i Financave sot deklaroi se brenda vetëm katër ditëve Qeveria ka paguar mbi 1.2 miliardë euro për kultivuesit e duhanit në formë të subvencioneve.

Me pagesën, thekson Stavrevski është paguar subvencioni ndaj kultivuesve të duhanit në tërësi, siç është paralajmëruar.

“Njëzet e shtatë mijë kultivues të duhanit, gjegjësisht familje, i morën paratë. Pagesa për duhanin është kryer, theksoi ministri i Financave. Para një jave kultivuesit e duhanit nga Prilepi i morën mjetet e subvencioneve të paguara për duhanin e blerë nga rekolta e vitit të kaluar që u transferuan në llogaritë e tyre, tha ministri i Financave. Ai tha se kultivuesve të duhanit u janë transferuar 10 milionë euro, ndërsa më 29 qershor edhe 4.5 milionë euro. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button