Afrim Gashi: PO-ja e 30 shtatorit është PO-ja e së ardhmes europiane

Lëvizja BESA me kryetar Afrim Gashin, sot pas përfundimit të marshutave në Ohër dhe Strugë, vazhdoi me përfundimin e aktiviteteve ditore me takimin që realizoi me banorët e Labunishtës.

Fjalë rasti para banorëve të Labunishtës, kishte kryetari i degës së Lëvizjes Besa në Labunishtë, Agim Bekirovski, i cili para bashkëvendasve të tij foli për rëndësinë e daljes në ditën e referendumit, duke thënë se:

‘’ Referendumi është një shans e mirë që ne të ecim përpara si qytetarë të këtij vendi’’.

Folësi i dytë me radhë në tubimin e cila u realizua në qendër të Labunishtës, ishte deputeti i Lëvizjes BESA, Rexhep Memedi, duke vënë theks të veçant në ditën e 30 shtatorit. Deputeti Memedi vazhdoi me fjalët:

‘’ Jemi mbledhur sonte këtu në qendër të Labunishtës, për të bashkëbiseduar për rëndësinë e madhe që ka dita e 30 shtatorit, Maqedonia duhet të ecë para’’ përfundoi ai. Skender Rexhepi -Zejdi, para banorëve të Labunishtës foli për rrugën euro-atlantike të Maqedonisë, duke theksuar se:

“ Maqedonia është para një vendimi shumë të rëndësishëm për të ardhmen euro-atlantike, ne duhet të jemi me Europën dhe NATO-n”, përfundoi Zejdi.

I fundit para banorëve të Labunishtës, fjalë rasti kishte edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, i cili foli për rëndësinë dhe vlerat europiane që duhet të ketë vendi ynë, e cila është para një kthese të madhe historike. Afrim Gashi tha se:

“ Vendi ynë po gjendet para një momentumi të rëndësishëm historik, ku ne detyrimisht duhet të vendosim për të ardhmen tonë europiane. Jemi para vendimeve të rëndësishme për Maqedoninë, duke qenë thellë i bindur se pas 30 shtatorit shteti ynë do të jetë me vlera europiane” tha kryetari i BESËS, Afrim Gashi. Ai më tej vazhdoi fjalimin duke thënë: “ PO-ja e 30 shtatorit është PO-ja e së ardhmes europiane”, përfundoi kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi.

Ndryshe, referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button