Arrestohen 29 emigrantë nga Shqipëria

Gjatë një kontrolli të bërë nga ana e SPB Tetovë, në Gostivar u arrestuan 29 shtetas shqiptarë, prej të cilëve shumica nuk posedonin asnjë dokument dhe në mënyrë ilegale qëndronin në Maqedoni.

Nga SPB Tetovë informojnë se personat e moshës 25 deri në 45 vjeç  kanë qenë të angazhuar në kryerjen e punëve të ndërtimtarisë. Në këtë aksion, policia ka kontrolluar qytetin dhe fshatrat në rajonin e Çegranit dhe Vrapçishtës.

Pas zbardhjes së tërësishme të rastit, të arrestuarit do të përballen me parashtresat adekuate dhe do të dëbohen në shtetin amë. 

Gjatë gjashtë muajve të fundit në Gostivar dhe rrethinën e Gostivarit janë kryer gjithsej 4 kontrollime për gjetjen e emigrantëve të cilët në mënyrë ilegale qëndrojnë në këto vende./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button