Irani fajëson policinë franceze për sulmin në ambasadën e Parisit

Disa aktivistë kurdë kanë sulmuar ambasadën e Iranit në Paris dhe këta të fundit kanë akuzuar policinë franceze duke thënë se ata janë shfaqur vonë në vendin e ngjarjes.

Agjencia e lajmeve “Fars” ka raportuar se rreth 15 aktivistë kanë djegur flamurin iranian përpara ambasadës dhe kanë thyer disa dritare duke hedhur gurë, transmeton Klan Kosova.

“Qeveria franceze duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur misionet diplomatike iraniane në atë vend” ka thënë për agjencinë shtetërore të lajmeve “IRNA”, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Qasemi.

“Për fat të keq, policia franceze nuk arriti kur duhej në vendin e ngjarjes, edhe pse dihej që sulmuesit ishin anëtarë të një organizate terroriste”, ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button