Subvencione për dy mijë familje për pastrimin e oxhaqeve

Qyteti i Shkupit në vjeshtë do të subvencionojë 2.000 amvisëri dhe subjekte të tjera në rajonin e kryeqytetit për pastrimin e oxhaqeve.

Për këtë dedikim në buxhetin e Qytetit të Shkupit janë ndarë dy milionë denarë. Vlera e subvencioneve është 1.000 denarë, pavarësisht nga vlera e shërbimit për pastrim, transmeton MIA.

Për kompensim të një pjese të shpenzimeve dhe dëshminë se kriteret për pjesëmarrje janë përmbushur, qytetarët duhet deri te Qyteti i Shkupit të dorëzojnë disa dokumente. Këto janë kërkesa për kompensim që mund të merret në arkivin e Qytetit të Shkupit apo të sigurohet në faqja e internetit www.skopje.gov.mk, ndërsa me dorëzimin e  fotokopjes së letërnjoftimit do të dëshmohet vendbabimi. Nevojitet të dorëzohet vërtetim për realizimin e pastrimit, të nënshkruar nga person profesionist që e ka pastruar oxhakun, llogari  fiskale nga firma e regjistruar për veprimtari të pastrimit të oxhaqeve dhe fotokopje nga llogaria e transaksionit.

Autoritetet e qytetit do të informojnë se pagesa e mjeteve do të kryhet në mënyrë suksesive, sipas radhës së kërkesave të arritura, pas marrjes së vendimeve për aprovim të kërkesave nga ana e kryetarit të Qytetot të Shkupit.

Оџаци чистење

Autoritetet e qytetit në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencisë për Punësim kanë zbatuar trajnime për 15 oxhakpastrues të rinj. Ekipi i parë prej 10 oxhakpastrues të cilët e kanë përfunduar trajnimin kanë filluar me pastrimin e 100 oxhaqeve të cilët janë paraqitur në thirrjen për pastrim falas.

Në Shkup ka vetëm tetë oxhakpastrues të regjistruar, ndërsa 45 për qind e  nga numri i përgjithshëm i amvisërive ngrohen me dru, gjegjësisht kjo është një e treta e pjesës në ndotjen e përgjithshme të ajrit në kryeqytet.

Sipas disa të dhlnave në Shkup ka mbi 60.000 oxhaqe të cilat shumë rrallë pastrohen, ndërsa është e njohur se oxhaku i papastruar ndot të paktën dy herë më shumë në krahasim me oxhakun e pastruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button