Komisionet e ekspertëve në Maqedoni dhe Greqi janë detyrim i Marrëveshjes me afat kohor të definuar saktësisht

Kryetari i VMRO-DPMNE-së në intervistë televizive dha deklaratë të cilën e vlerësojmë si të pavërtetë:

Qeveria na demanton për çdo ditë. Më e shpejtë është edhe se vet procesi. Ajo marrëveshje nuk ka mbijetuar, ato kanë filluar ta implementojnë. Këto ditë në shtypin ditor lexoj se neni 8 ka filluar të implementohet me atë që këto grupe të palëve negociuese që janë paraparë me nenin 8 të përbëhen prej të dy anëve. Me marrëveshje nuk dihet se kush është njëra palë, ndërsa pala tjetër dihet është Republika Helene. Komisionet kanë nga 7 negociues, ekipin tonë do ta udhëheq diplomati Gaber. Paramendoni ju tani duhet që ato komisione të negociojnë për historinë tonë, arkeologjinë dhe arsimin. Përgjatë kësaj marrëveshja nuk është efektive dhe në ato marrëveshje rrënojmë pozicionet tona nacionale dhe pozicionet në shtet

[Burimi: VMRO-DPMNE/ueb-faqe/TV24, data: 12.09.2018]

ARSYETIM:

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke qenë i pranishëm në intervistë në TV 24, dhe duke folur për qëndrimin e partisë para referendumit rreth marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë deklaroi se Qeveria në RM është më e shpejtë se vet procesi.

 Mickoski doli me pretendim të saktë se “ajo marrëveshje nuk ka mbijetuar, ndërsa ato kanë filluar ta implementojnë”, duke aluduar kështu në Qeverinë e RM-së.

“Vërtetmatësi” i ka verifikuar faktet, sipas të cilëve edhe vlerëson se në deklaratë Mickoski nuk thotë të vërtetën, gjegjësisht thotë të pavërtetën.

Adresa e parë dhe themelore për verifikimin e fakteve ka qenë përmbajtja e vet Marrëveshjes së Prespës ashtu siç njihet përgjithësisht, ndërsa emri i të cilës në tërësi është: Marrëveshje finale për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutata 817(1993) dhe 845 (1993) në Këshillin e sigurisë së Kombeve të Bashkuara, për ndërprerjen e vlefshmërisë së Marrëveshjes së parakohshme prej vitit 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik mes palëve. 

Formimi i ekspertëve të komisionit është rregulluar me precizitet në Marrëveshje dhe ato dispozita janë me afat kohore të definuara, sipas të cilave jo vetëm që në këtë proces nuk po nguten, por nuk po shpejtojnë aq sa duhet, sepse këtu ka pak vonesë. Ja se çfarë thuhet në rregullore konkretisht për këto komisione të cilët duhet të punojnë në Këshillin e përbashkët interdisiplinar të ekspertëve ose shkurt KPIE:

Pika 5 e nenit 8 të Marrëveshjes

Në afat prej një muaji që nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje, palët përmes këmbimit të notave diplomatike, në mënyrë të barabartë, do të formojnë Këshillin e përbashkët interdisiplinar të ekspertëve për çështje historike, arkeologjike dhe arsim, i cili në mënyrë objektive do të shqyrtojë interpretimet e ngjarjeve historike të bazuara në autenticitet, në fakte dhe në burime historike shkencore dhe arkeologjike. Ministritë e Jashtme të të dy vendeve do të shqyrtojnë punën e Këshillit, ndërsa në bashkëpunim me qeveritë e tjera përgjegjëse shtetërore.  Këshilli do të shqyrtojë dhe nëse vërtetohet se është ashtu siç duhet, do të kryejnë revizion të çdo libri ose çdo materiali mësimor ndihmës siç janë hartat, atlaset historike, manualet e instruksionit të cilët shfrytëzojnë çdo njëra nga palët, më pajtim me parimet dhe qëllimet e UNESKO-së dhe Këshillit të Evropës. Për këtë qëllim, Këshilli do të definojë korniza kohore konkrete që të sigurojë se prej secilës Palë nuk ka asnjë libër ose material ndihmës i cili shfrytëzohet pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje që përmban çfarëdo referenca irredentiste / revizioniste. Këshilli, po ashtu, do të hetojë edhe edicionet e reja të librave dhe materialeve ndihmëse mësimore, siç është paraparë me këtë nen. Këshilli rregullisht do të takohet, më së paku dy herë në vit dhe do të dorëzojë një raport vjetor për aktivitete e veta, si dhe propozime të cilët duhet të miratohen prej Këshillit për bashkëpunim në nivel të lartë, i cili do të formohet në pajtim me nenin 12. (Burimi: Qeveria e RM-së).

Në atë drejtim, e tillë është edhe komunikata e Qeverisë prej 10.09.2018, shumë e shkurtër, në të cilën thuhet se po zbatohet detyra konkreteve e Marrëveshjes së Prespës:

Në pajtim me Nenin 8 paragrafi 5 prej Marrëveshjes së fundit mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë, të nënshkruar me 17 qershor të vitit 2018. (Marrëveshja e Prespës), është formuar Këshilli i përbashkët interdisiplinar i ekspertëve (KPIE) për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore. 

Në përbërjen e KPIE nga ana jonë ka shtatë nene, në krye me ambasadorin Viktor Gaber. 

Por, fakt shtesë se Qeveria e RM nuk është para procesit dhe se nuk shpejton në implementimin e Marrëveshjes së Prespës është edhe pika 4 prej Nenit 20, i cili gjendet në kapitullin Dispozita kalimtare dhe përfundimtare:

Neni 8, paragrafi (5) do të implementohet përkohësisht dhe para hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshje. Përderisa kjo marrëveshje nuk hyn në fuqi, kjo marrëveshje, në tërësi dhe çdo dispozitë e saj nuk do të kenë asnjë veprim ose aplikim, as të përkohshëm, ose të ngjashëm dhe e njëjta në asnjë mënyrë nuk do të obligojë asnjërën nga Palët.  

Duke pasur parasysh se Marrëveshja e Prespës është nënshkruar me 17 qershor, ndërsa Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dy herë e votoi – ratifikoi (për shkak të mosnënshkrimit nga ana e Presidentit Gjorgje Ivanov), me çka votimi i fundit ka qenë me 5 korrik, është tërësisht e qartë se Qeveria e RM-së, jo vetëm që nuk e ka shpejtuar procesin rreth zbatimit të detyrave me nenin 8 të Marrëveshjes, por ka pasur edhe një vonesë të vogël, duke pasur parasysh se KPIE duhej të formohej një muaj pas nënshkrimit, gjegjësisht në fund të korrikut të këtij viti.

Prej këtu, deklaratën e Mickoskit në lidhje me këtë çështje e vlerësojmë si të pavërtetë. 

BURIMI: VËRTETËMATËSI

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP