Profesori nga Draçeva lirohet nga akuza për pedofili

S’ka dëshmi se profesori nga Draçeva Jordan Ilioski është fajtor për kryerje të abuzimit seksual dhe kënaqje të pasioneve mbi nxënësit.

Për këtë shkak ai sot u lirua nga aktakuza me vendim të Gjykatës Penale.

Gjykata sot vërtetoi se nuk ka elemente të cilat mund të dëshmojnë se profesori Jordan Ilievski ka bërë veprën penale e cila i ngarkohej.

Profesori i historisë u akuzua se u ka treguar materiale pornografike nxënësve dhe se ka kënaqur veten para tyre.

Ilievski para Gjykatës është mbrojtur se rastin ia ka kurdisur sekretaresha e shkollës dhe kolegët dhe se s’ka logjikë që të tregojë materialet pornografike gjatë sesionit qershor të provimeve meqë dhënia e provimeve është bërë para komisionit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button