Thaçi në Studeniçan: Përmes votës më 30 shtator të pozicionohemi pro NATO-s dhe BE-së

Partia Demokratike Shqiptare sonte zhvilloi fushatë në komunën e Studeniçanit, me moton “Një hap para PËR NATO dhe BE!”

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, siç njofton Zyra për informim e PDSH-së, në fjalimin e tij para qytetarëve të komunës së Studenicanit mes tjerash potencoi se ne nëpërmjet votës më 30 Shtator do të poziciinohemi pro NATO-s dhe BE-së.

“Ne u kemi borxh NATO-s, të mirën që na e ka dhënë NATO neve shqiptarëve ne duhet t’ua kthejmë. Garancitë për realizimin e qëllimeve tona janë vlerat perëndimore, është PDSH që garanton këtë”, ka thënë Thaçi.

Referendumi i 30 shtatorit, ka shtuar ai më tej, është një moment historik që ne duhet ta marrim seriozisht, sepse aty vendoset e ardhmja e familjeve tona.

“Ardhmëria jonë është të bëhemi pjesë e aleancës më të fuqishme politike-ushtarake NATO-s dhe aleancës më të fuqishme ekonomike Bashkimit Evropian. Është përgjegjësia jonë si qytetarë dhe shqiptarë që në referendum ta vulosim përcaktimin tonë pro-perëndimor dhe 30 Shtatori është data kur shqiptarët duhet ta dëshmojnë këtë përcaktim në vepër, duke dalë masovikisht në referendum dhe duke votuar PËR NATO dhe BE”, ka thënë lideri i PDSH-së.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button