Këtë fundjavë regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup

Për shkak mbajtjes së një tubimi publik gjatë fundjavës në Shkup do të vendoset regjim i posaçëm trafiku në rrugën “Cirili dhe Metodi”. Siç informuan nga MPB-ja, të shtunën prej orës 13:30 në drejtim të rrugës “Cirili dhe Metodi” para zyrës së Bashkimit Evropian do të vendoset skenë me ç’rast komunikacioni do të riorientohet nëpër bulevardin “Koço Racin” dhe rrugët “11 Tetori”, “Dame Gruev” si dhe rrugë të tjera anësore.

Të dielën, në kohën prej orës 12:30, për shkak të mbajtjes së një tubimi, komunikacioni do të riorientohet, gjegjësisht ndalesë për komunikacion do të ketë në drejtim të udhëkryqit në bulevardin “Koço Racin” me rrugën “Cirili dhe Metodi” (ish Mito Haxhi Vasilev-Jasmin) deri te udhëkryqi në këtë rrugë me bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit”. Sipas nevojës, komunikacioni do të riorientohet edhe në drejtim të bulevardit “Aradhët partizane”, “Kërste Misirko”, “Kuzman Josifovski-Pitu” dhe “Boris Trajkovski”.

Policia apelon deri te të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion të respektohen urdhëruat të cilat do t’i japin nëpunësit policorë me uniforma dhe t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, si dhe rregulloren e komunikacionit për regjimin e ndryshuar të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button