Avioni i parë i “Air Albania” ulet në Rinas

Avioni i parë i “Air Albania”, kompania e parë ajrore shqiptare, u ul pasditen e së premtes në aeroportin e Rinasit, Airbus 319, që si stemë ka flamurin shqiptar, transmeton Top Channel.

Fluturimet e para do të jenë drejt Stambollit, ndërsa “Air Albania” do të ketë destinacione të tjera në qytetet kryesore europiane si Roma, Londra apo Milano.

Në qershor të këtij viti, qeveria nisi procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania”. Tre ortakët e saj janë “Albcontrol” me 10%, që përfaqëson palën shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, përkatësisht me 49 dhe 41%. Sipas qeverisë, krijimi i kompanisë “Air Albania” do të ofronte më shumë mundësi për fluturime “low cost” nga Shqipëria.

“Me meritë, pa paterica pushteti, “Air Albania” mban flamurin shqiptar dhe përfaqëson çdo shqiptar. Në fokus do të jetë udhëtari dhe nevojat e tij”, u shpreh Drejtoresha e Albcontrol, Belinda Balluku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP