Singapori, stacioni i radhës në Formula 1

Emocionet e kampionatit botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 15-të të sezonit që do të zhvillohet në Singapor, shkruan Anadolu Agency (AA).

Xhirot e renditjes së garës do të fillojnë nesër në orën 15:00, ku do të mbahen 61 xhiro në pistën 5.063 metra në pistën Marina Bay Street. Ndërsa gara do të zhvillohet ditën e dielë, më 16 shtator në ora 14:10.

Fituesit në garat e zhvilluara në Azerbajxhan, Spanjë, Francë, Gjermani, Hungari dhe Itali ka qenë piloti britanik Lewis Hamilton nga skuadra Mercedes, në Australi, Bahrein, Kanada, Britaninë e Madhe dhe Belgjikë piloti gjerman i Ferrari Sebastian Vettel, piloti australian nga skuadra Red Bull-TAG, Daniel Ricciardo në Kinë dhe Monaco, ndërsa holandezi Max Verstappen nga skuadra Red Bull-TAG në Austri.

– Klasifikimet e pilotëve dhe skuadrave

Renditja në 5 vendet e para të pilotëve dhe klasifikimi i skuadrave para Grand Prix të Singaporit në Formula 1 është:

– Renditja e pilotëve

1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe) 256 pikë

2. Sebastian Vettel (Gjermani) 226

3. Kimi Raikkonen (Finlandë) 164

4. Valtteri Bottas (Finlandë) 159

5. Max Verstappen (Holandë) 130

– Klasifikimi i skuadrave

1. Mercedes 415 pikë

2. Ferrari 390

3. Red Bull 248

4. Renault 86

5. Haas 76

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP