Rihanna shfaqet si nje perëndeshë e vërtetë në shfaqjen e përvitshme të Diamond Ball!

Ajo është vajza e artë e Hollivudit që drejton për të katërtin vit rresht Diamond Ball për të mbledhur fonde për bamirësinë Clara Lionel Foundation në nder të gjyshërve të saj dhe Rihanna sigurisht që nuk zhgënjeu kur u shfaq në evenimentin e organizuar me një veshje të Alexis Mabille Couture të koleksionit vjeshtë 2018 të enjten në qytetin e New York.


Bukuroshja 30 vjeçarja nga Barbados ishte si nje vizion veshur me të bardha duke vënë në dukje fizikun e saj me forma me një ‘jumpsuit’ dandellë.

Veshja që Rihanna mbante veshur i tregonte fizikun e saj më së miri. Përveç kësaj këngëtarja kishte edhe një fjongo të madhe satin të lidhur në belin e saj që hapej si një fustan balloje.

Ylli i Ocean 8 u sigurua që të gjithë sytë të ishin mbi të duke veshur një palë taka me rripa dhe pedikyr me të njëjtën ngjyrë si këpucët. Veshja e saj ishte e kompletuar me një palë vath diamanti, një byzylyk dhe një unazë.

Burimi/Dailymail

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP