Kosovë, aktakuzë ndaj 12 të pandehurve për rastin “Veteranët”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj 12 të pandehurve në lidhje me rastin e fryerjes së listës së veteranëve, për veprën penale “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtarë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë nga PSRK thuhet se “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), sot ka ngritur aktakuzë dhe është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si ‘Veteranët’ në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë” nga neni 422 të KPRK”.

Po ashtu njoftohet se në aktakuzë është propozuar që gjykata të lëshojë masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës), deri në përfundimin e procedurës penale.

“Nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 68.153.533.14 euro. Prokuroria Speciale ka propozuar që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit për veprën penale që u vihet në barrë të shpallën fajtor dhe të gjykohen sipas ligjit. Po ashtu, PSRK-ja ka propozuar që Gjykata të merr vendim që të gjithë përfituesve të kundërligjshëm të u ndalohet marrja e pensionit si veteran luftëtarë i UÇK-së”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button