Idlib, protesta kundër regjimit sirian

Në qytetin Idlib në veriperëndim të Sirisë, pjesa më e madhe e të cilit është nën kontroll të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), u mbajt protestë kundër një operacioni të mundshëm të regjimit të Bashar al Asadit dhe të mbështetësve të tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Në protestat të cilat u mbajtën në 80 pika në kuadër të kufijve të “zonës së deeskalimit të Idlibit”, civilët kërkuan që Turqia të mbrojë popullatën e rajonit.

Në protestat kundër regjimit morën pjesë civilë nga qendra e qytetit të Idlibit si dhe nga qytete e qarqe të ndryshme.

Protestuesit të cilët u mblodhën pas namazit të xhumasë, mbajtën pankarta me mbishkrime në gjuhën arabe, angleze dhe turke ku shkruante “Ne nuk jemi terroristë”, “Duam liri”, “Nuk kemi miq tjetër përveç Turqisë”.

Njëri nga protestuesit Muhammed Fariz Dervish në një deklaratë për AA tha se janë të emocionuar ashtu si në ditën e parë të revolucionit.

“Populli ynë është i fuqishëm. Jemi të emocionuar ashtu si në ditën e parë. Vëllezërit tanë turq ishin me ne. E njoftojmë regjimin dhe përkrahësit e tij: Ne jemi këtu, qëndrojmë në këmbë, ne jemi të lirë. Terroristët janë në Damask. Do të realizojmë me sukses revolucionin”, tha ai.

– “Ne jemi një popull i shtypur, nuk jemi terroristë”

Ridvan el Atrash tha se “Nëse tani fillon lufta, do të nis një emigrim i madh. Ne duam një jetë të lirë dhe të qetë. E vetmja gjë që kërkojmë është liria dhe përmbysja e regjimit të Asadit”.

Ndërsa Halid esh Suluh tha se nuk janë terroristë por se kërkojnë liri. “Jemi këtu për fitoren e revolucionit të popullit. Bëjmë thirrje nga këtu: Ne nuk jemi terroristë. Edhe Helmetave të Bardha u thonë terroristë por ata na shpëtojnë neve. Po e mbrojnë popullin nga bombat e hedhura. Ne jemi një popull i shtypur, nuk jemi terroristë”.

Kusay Nur u shpreh se “Popullata e Idlibit është 4 milionë. Populli ka dalë në protesta kundër masakrës, persekutimit dhe Asadit. Këtu në të gjitha qytetet e Sirisë ka njerëz që detyrohen për emigrim. Këtu po e refuzojnë masakrën dhe ndarjen e shtetit. Populli nuk dëshiron përfshirjen e Rusisë dhe të Iranit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP