OSBE demanton: Nuk kemi bërë anketë për referendumin

Misioni i OSBE-së në Shkup demanton informatat në lidhje me artikujt në media për një sondazhin të supozuar të OSBE-së për referendumin e 30 shtatorit, njofton Portalb.mk.

“Misioni i OSBE-së në Shkup ka mësuar për artikujt e fundit të mediave të cilat pretendojnë se OSBE ka realizuar sondazh mbi referendumin e ardhshëm. Misioni nuk ka realizuar asnjë sondazh të tillë. Të gjitha përmbajtjet mediatike që pretendojnë të kundërtën,  janë tërësisht të pasakta dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyrojnë punën dhe aktivitetet e Misionit të OSBE-së në Shkup”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Ndryshe, nëpërmjet mediat e afërta me opozitën, janë publikuar informata për një anketë, e cila thuhej se është bërë nga OSBE dhe se rezultatet nga anketa thonë se “referendumi do të del me rezultate katastrofike”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button