Eurointegrimet sjellin institucione, në vend të liderëve të fuqishëm

“Në Kroaci përpara dhjetë viteve askush nuk a pyetur se me çfarë transporti politikanët kanë udhëtuar në Kampionatin Botëror dhe kush ua ka paguar biletat për ndeshjet. Sot ajo të gjithë u intereson. Njerëzit e kanë zhvilluar vetëdijen për korrupsion, për llogaridhënie, për sundim të ligjit”, ka theksuar ambasadorja e Kroacisë, Danijella Barishiq në tribunën “Perspektivat nga integrimi në NATO – çfarë do të sjellë procesi i hyrjes për Maqedoninë dhe qytetarët e saj”, që sot është mbajtur në Manasitr, njofton Portalb.mk.

“Keni udhëzim nga 28 vendet, dhe e keni Kroacinë për shembull. Njerëzit sot janë të vetëdijshëm që çfarë munden dhe jo politikanët. Keni institucione të cilat punojnë sipas ligjit, pa dallim se kush është në pushtet”, ka theksuar Barishiq.

Koordinatori nacional për anëtarësimin e NATO-s, Stevo Pendarovski tha se ekzistojnë disa  alternativa të anëtarësimit në NATO, por asnjë tjetër nuk është me e mirë për ne.

“NATO dhe BE janë shkollë për demokracinë”, ka porositur Pendarovski, duke theksuar se projekt më i rëndësishëm në procesin e integrimeve është krijimi i administratës profesionale, dhe jo të partizuar.

Në tribunë morën pjesë edhe Ismet Ramadani, kryetar i Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë, Goran Iliq, dekan i Fakultetit Juridik të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” nga Manastiri dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, institucioneve arsimore dhe kulturore.

Tribuna është pjesë e projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button