Norvegjia ndihmon Maqedoninë me dy milionë euro

Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mbajti takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Audun Halvorsen, ku në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane u nënshkrua edhe Marrëveshja për Bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë përfaqësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe Zyrës Rajonale për Projekte të Kombeve të Bashkuara – UNOPS për grant mjete në lartësi prej dy milion eurosh, mbështetje për zhvillimin socio- ekonomik të vendit, si dhe mbështetje për procesin e euro – integrimeve.

“Mbështetja nga ana e Mbretërisë së Norvegjisë për Republikën e Maqedonisë, si dhe për integrimet tona evropiane dhe euro- atlantike, vazhdon tani me dy dekada, dhe më lejoni, që për këtë miqësi, z. Halvorsen ti përcjell mesazhet e sinqerta mirënjohëse nga ana e Qeverisë, si dhe mirënjohjen time personale drejt tij, për angazhimin e tij në realizimin e suksesshëm të ndihmës bilaterale të Norvegjisë për Republikën e Maqedonisë”- potencoi Osmani në takim.

Osmani theksoi se me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme bilaterale për ndihmë financiare në lartësi prej 2 milion euro, si pjesë e programit për zhvillim socio- ekonomik të rajonit, krahas mjeteve të parapara për mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal në njësitë për vetëqeverisje lokale, ka edhe komponentë të rëndësishme për mbështetje të procesit të integrimeve evropiane të vendit, që aktualisht paraqet prioritet të lartë për vendin. “Me këto mjete, Qeveria, por në veçanti Sekretariati për Çështje Evropiane, do të merr mbështetje të rëndësishme për përgatitjen e administratës për hyrje në fazën e 2të të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim; mbështetje për strukturën negociuese për procesin e negociatave; si dhe mbështetje për procesin negociues të vendit, në përputhje me udhëzimet e shënuara në konkluzat e Këshillit të qershorit të Bashkimit Evropian”- theksoi Osmani.

“E gjithë kjo flet, përveç mbështetjes së rëndësishme financiare, mjetet si grant që i siguron Mbretëria e Holandës, vinë në vend të duhur dhe për nevojat e duhura të vendit, duke i mbështetur prioritetet tona më të rëndësishme – me sukses të përgatitemi për fillimin e negociatave në qershor të vitit 2019” – shoi Osmani duke shprehur bindjen në suksesin dhe implementimin e duhur të këtyre mjeteve, si dhe mirënjohje për mbështetje në realizimin e projekteve deri të Zyra Rajonale për Projekte të Kombeve të Bashkuara –UNOPS që do të jetë angazhuar për implementimin e së njëjtës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button