Padi penale për kryetarin e Komunës së Zërnovcës, Bllazhe Stankov

Kryetari i Komunës së Zërnovces, Bllazhe Stankov ka marrë padi penale për shkak rritjes joligjore të çmimit të ujit në vitin 2015, gjatë mandatit të kaluar. Është interesante se Ministria e Punëve të Brendshme, për rastin e njëjtë, e akuzon edhe drejtorin aktual të ndërmarrjes komunale për shkak se çmimet i ka kthyer në çmimin paraprak, transmeton Portalb.mk.

Stankov, i cili vazhdoi mandatin e tij në Komunë, është edhe i denoncuari i dytë, ndërsa policia e akuzon për punë joetike për shkak se nuk e ka kontrolluar se a është ligjore rritja e çmimit të ujit në mars të vitit 2015, që është aplikuar deri më 1 qershor të këtij viti.

Për rritje joligjore të çmimit të ujit nga 20 deri më 25 denarë për metër kub dhe për rritje të kompensimit të kanalizimit prej 4 deri më 6 denarë për metër katror. Stacioni policor në Koçan e akuzon V.Gj. (59) ish-drejtorin e Ndërmarrjes Komunale Publike “Vodna Kula” – Zërnovcë. Ai këtë e ka bërë pa vendim të Bordit drejtues të ndërmarrjes dhe pa vendim të Këshillit komunal.

I akuzuari i tretë është G.K. (39) është drejtori aktual e Kësaj Ndërmarrje Komunale Publike. Këtë policia e akuzon sepse në qershor e ka kthyer çmimin paraprak të shumës, pa i kontrolluar rregullat ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button