Dua Lipa falënderon ‘American Music Awards’ për nominimin si artistja e vitit (FOTO)

Para pak ditësh janë shpallur nominimet për ngjarjen e madhe të vitit ‘American Music Awards 2018’.

Për këtë janë nominuar dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Dua Lipa, shkruan Lajmi.net.

Dua është nominuar në vetëm një kategori si ‘Artistja e re e vitit’ kurse Bebe nominohet në dy kategori tjera me këngën ‘Meant to be’. Megjithatë në këtë event siç duket ka munguar artistja tjetër, Rita Ora e cila nuk është zgjedhur për asnjë kategori.

Lipa në postimin e fundit ka falënderuar ‘American Music Awards’ për përzgjedhjen. ‘Faleminderit amas për nominimin si artistja e re e vitit!! E emocionuar të ju shoh të gjithëve”, ka shkruar ajo.

Këngëtarja 23 vjeçare së fundmi ishte në Kinë e cila performoi për herë të parë, por që fansat kishin një incident me Policinë.

 

View this post on Instagram

 

Thank you @amas for my new artist of the year nomination!! Excited to see you all there x

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button