Han: Pa zgjidhjen e emrit, dera për në BE për Maqedoninë do të mbyllet me dekada

Pak para vizitës së tij në Maqedoni të hënën, komisari evropian për zgjerim në intervistën për MIA-n thotë se nëse lëshohet mundësia për pranimin e Marrëveshjes me Greqinë në referendumin më 30 shtator, dera për në BE do të mbyllet me “dekada”.

“Nëse nuk shfrytëzohet ky rast, shumë jam i sigurt se dera do të mbyllet me dekada, nëse jo përgjithmonë. Më politikë duhet të kihet kujdes, por në një ardhmëri të afërt, do të mbyllet edhe atë do të jetë e dëmshme për qytetarët në vend”, tha Han për MIA-n.

Komisari evropian, i cili vjen për “Ditët e mediave”, do ta shfrytëzojë vizitën e tij që të takohet edhe me qytetarët në Shtip, ku do ta transmetojë këtë porosi. Qëllimi i tij, është që t’ua bëjë me dije qytetarëve implikimet e Marrëveshjes me Greqinë dhe nga progresi në rrugën drejt BE-së.

“Ideja është që të krijojë diçka më shumë, nëse ka perspektivë evropiane, kjo do të tërheqë kompani ndërkombëtare, kompani të cilat do të krijojnë vende pune, nëse ka më shumë industri në vend kjo ndikon në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme sepse ata kanë funksion të furnizuesit, gjithçka bashkë është stimuluar për ekonominë. Nëse ekonomia është e orientuar ndërkombëtarisht kjo ndikon mbi cilësinë e sundimti të së drejtës, pavarësisë së gjyqësisë dhe për fund mendoj se është diçka që e kërkojnë njerëzit”, thotë Han.

Ai është i bindur se, nëse Maqedonia i përmbush kushtet e vendosura për fillimin e negociatave, Maqedonia mund të konsiderojë në fillimin e të njëjtave në mes të vitit 2019. Rreth kushtëzimit të datës së negociatave, komisari evropian për zgjerim vlerëson se edhe pa atë kushtëzim, Maqedonia do të duhet të presë të paktën një vit për fillimin faktik të negociatave, sepse ata punë përgatitore.

“Mund të bisedojmë për formulimin, por në mënyrë përmbajtësore procedurat tona nuk do të ishin ndryshme madje edhe po të ishte ndryshe e formuluar. Për shkak se në çdo rast, ne duhet ta përgatisim hapjen e negociatave, në mënyrë që kur do ta marrin dritën e gjelbër, nga mesi i vitit të ardhshëm, kjo do të jetë e mundur vetëm nëse detyrat e shtëpisë janë bërë deri atëherë nga ana e qeverisë në Shkup. Dhe kjo nuk është vetëm kontesti me emrin, por edhe implementimi i mëtutjeshëm i Prioriteteve urgjente reformuese, raporti i Pribesë etj, thotë Han.

I pyetur për mesazhet “e vakëta” të kryetarit të Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker për zgjerimin në fjalimin e tij vjetor, komisari i angazhuar për e Unionit nuk është “fare” i zhgënjyer, përkundrazi. Sipas tij, Junker, mesazhet kryesore i ka dërguar vitin e kaluar, me çka u nxit strategjia  e re për zgjerim. Për Hanin, proceset kanë filluar dhe “nuk ka nevojë të flitet, por të veprohet”.

“Ishte e qartë se është përqendruar në fusha tjera ku nevojitet progres sepse ky është qëllimi i fjalimit të këtillë, që të reflektohet mbi punën e bërë dhe të theksohet ajo që duhet të bëhet. Edhe në rastin e vendeve nga Ballkani Perëndimor gjithçka është e qartë, gjithçka është thënë shumë herë nga shumë persona dhe tani na përket të gjithë neve që punojmë në këtë ta shfrytëzojmë këtë moment më tej”, tha Han.

Ndryshe, në këtë periudhë të fushatës zgjedhore të referendumit të 30 shtatorit, në Maqedoni po frekuentojnë përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së. Dje ishte për vizitë përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federika Mogerinisekretari amerikan Ves Miçel dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati. Javën e kaluar për herë të parë në Maqedoni ka qenë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Sekretari i SHBA-së për Mbrojtje, Xhejms Matis, ka paralajmëruar se këtë vikend do ta vizitojë Maqedoninë që të shpreh mbështetje të qartë për referendumin për çështjen e emrit, por edhe shqetësim për shkak të përzierjes së mundshme të Moskës në këtë proces.

Mogerini nga Çarshia: Ju lutem mos heshtni, në referendum votoni për të ardhmen tuaj (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button