Rama shpjegon pse librat duhet të kthehen mbrapsht

Në prag të vitit të ri shkollor, kryeministri Edi Rama takoi paraditen e së premtes mësuesit. Në këtë takim, kreu i qeverisë shpjegoi pse librat falas duhen kthyer në fund të vitit.

“Duhet të shpjegohet pse i duam mbrapsht librat në fund të vitit. Se kam dëgjuar komente të tipit “pse fëmija nuk mund ta hajë librin?” Pse stresohet fëmija nëse i thuhet ta trajtojë librin si mikun më të mirë? Prindërit i mundon ideja që libri nuk duhet prishur. Prishja e librit i duket liri, ruajtja e tij i duket diktaturë. Nuk është çështje lekësh. Suedia, vendi më social në botë, i jep falas dhe i kërkon në fund të vitit. Pse? Nuk ka lekë apo e ka me hile? Jo, është raporti me librin, dashuria për librin, respekti për atë objekt që është ndryshe nga të tjerët”, shpjegoi Rama, transmeton TCH.

Më pas, pati një njoftim të rëndësishëm në prag të vitit të ri shkollor. “Nuk do të lejohen më celularët në mësim për nxënësit, por as për mësuesit”, tha kreu i qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP