Funksionari i LSDM-së i përzier në transport të “paligjshëm” të nxënësve në Berovë

Ndërmarrja Triterol SHPK Strumicë – dega Berovë në ditën e parë të shkollës i ka transportuar nxënësit nga shkolla fillore “Dedo Ilo Maleshevski” në Berovë, shkruan “Radio Evropa e Lirë”, transmeton Portalb.mk.

Atë ndërmarrja e ka bërë pa nënshkruar marrëveshje me shkollën dhe derisa ka qenë në procedurë tenderi. Në ndërmarrje është i punësuar udhëheqësi i Këshillit të Komunës së Berovës nga radhët e LSDM-së.

Ndërmarrja Triterol SHPK – Strumicë – dega Berovë, është përpjekur që në mënyrë të paligjshme ta marrë transportin e nxënësve në Berovë. Ajo sipas njohurive të REL, është organizuar nga udhëheqësi i Komunës së Berovës nga radhët e LSDM-së, i cili është edhe i punësuar në ndërmarrje.

Autobusët të shkruara me emrin e ndërmarrjes, në ditën e parë të shkollës më 3 shtator në vendin e zakonshëm i ka pritur nxënësit e shkollës fillore “Dedo Ilo Maleshevski” në Berovë. Por, ndërmarrja i ka dërguar nxënësit deri në destinacionin final pa nënshkruar marrëveshje dhe pa leje të kryetarit dhe derisa kanë zgjatur bisedimet për tenderin për transportim të nxënësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button