Juventusi, bilanc negativ prej 19.2 mln eurosh

Pas 3 sezoneve me rezultat financiar pozitiv, Juventusi e mbyll këtë radhë bilancin e tij me humbje.

Skuadra torineze miratoi bilancin e sezonit 2017-2018, ku u regjistrua një humbje prej 19.2 milionë eurosh. Shkak për këtë rezultat janë shpërblimet më të ulëta të marra nga UEFA, në krahasim me sezonin e kaluar, kur “Zonja e vjetër” arriti deri në finale, transmeton TCH.

Tjetër motiv që solli këtë është diferenca mes shitjes dhe blerjes së futbollistëve.

Për sa u përket të ardhurave, kampionët e Italisë e kaluan për të dytin vit radhazi shifrën e 400 milionë eurove. Më saktësisht, Juventusi arkëtoi këtë vit 411 milionë euro, ndërkohë që në 2016-2017, kjo shifër ishte 422 milionë euro.

Paraqitje pozitive, Juventusi pati edhe në fushën e marketingut, ku ka shënuar një rritje me 20 milionë euro në krahasim me vitin e kaluar.

Humbja financiare e këtij sezoni te Juventusi do të mbulohet nga rezervat, me një reduktim të vlerës neto të pasurisë nga 93.8 në 72 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP